Google ADS

Kosova sivjet siguron vetëm 20 për qind të nevojave të grurit

09:07 | 11 Korrik 2019
Arbresh.info

Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës tha për Radio Kosovën se Kosova sivjet mund të mbulojë vetëm rreth 20 për qind të nevojave të popullatës me miell.

Sipas tij, Kosova i ka vetëm rreth 30 mijë hektarë të mbjella me grurë e jo 50 mijë, sic thonë zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë.

Edhe rendimentet sipas tij nuk pritet të jenë të larta, për shkak të mbjelljes së vonë të grurit dhe problemeve tjera të fermerëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme