Qeveria e Bullgarisë miratoi blerjen e tetë avionëve luftarakë të tipit F-16 për 1,2 miliardë dollarë si pjesë e bisedimeve tregtare me SHBA-në.
Në një deklaratë pas Këshillit të Ministrave u bë e ditur se bisedimet me SHBA-në për rinovimin e avionëve të vendit kanë përfunduar me sukses.
Ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakachanov tha se “në kuadër të buxhetit të miratuar, me SHBA-në do të nënshkruhet një marrëveshje për blerjen e gjashtë avionëve me një pilot dhe dy avionëve me dy pilotë. Në kuadër të marrëveshjes do të nënshkruhen katër protokolle të veçanta për blerjen e avionëve, sigurimin e stoqeve të armatimeve, blerjen e raketave të telekomanduara dhe instalimin e udhëzimeve dhe sistemeve të drejtimit.
Karakachanov tha se çmimi i përgjithshëm i flotës u ul nga 1,4 miliardë dollarë në 1,2 miliardë dollarë falë bisedimeve me SHBA-në. Ai vuri në dukje se nga qeveria amerikane pritet që ajo të investojë 60 milionë dollarë në logjistikë në bazën ajrore “Graf Ignatievo”, ku do të vendosen avionët.
Vendimi i qeverisë është dorëzuar në Komisionin parlamentar të Mbrojtjes dhe pritet të marrë miratimin nga deputetët. Parlamenti bullgar gjashtë muaj më parë i dha lejen qeverisë që të fillojë bisedimet me SHBA-në./Atsh/
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...