Kim Jong Un njihet për mungesën e tolerancës nëse nuk respektohen rregullat e regjimit komunist. Ai ka ekzekutuar zyrtarë koreano-veriorë vetëm sepse i ka zënë gjumi gjatë tubimeve politike. Por një gjë të tillë e ka bërë vetë.
Në ceremoninë përkujtimore të organizuar për 25-vjetorin e vdekjes së gjyshit të tij, lideri i Koresë së Veriut u filmua i përgjumur. Ai shihet teksa në një moment dremit i ulur përballë turmës së madhe të njerëzve. Më pas merr frymë thellë dhe zgjohet. Duket se po përpiqet që të mbajë sytë hapur.
Por nëse dikush tjetër do të kishte fjetur gjatë aktiviteteve publike, do të ishte i ekzekutuar. Pra duket se udhëheqësit koreano-verior i shkon për shtat shprehja “mos bëni si bëj unë, por bëni si them unë”.
Kush fle në kohën e gabuar apo kush nuk duartroket mjaftueshëm në ceremoni të nivelit të lartë, dënohet me vdekje në Korenë e Veriut.
Ish-ministri i Mbrojtjes koreano-verior është ekzekutuar sepse e kishte zënë gjumi gjatë paradës ushtarake. Edhe Kryeministri i Koresë së Veriut është ekzekutuar më parë sepse dremiste gjatë një fjalimi.
https://www.youtube.com/watch?v=PJJlDzjKPFY
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...