Avokati Tomë Gashi ka thënë se iniciativa e kryeparlamentarit Veseli për të hetuar listat e veteranëve nga një Komision hetimor parlamentar po bëhet për poena politikë.
Gashi, në ‘Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se nuk duhet të krijohen komisione paralele ndaj Prokororisë Speciale.
“Deshëm apo nuk deshëm për rastin e listave të veteranëve e kemi një aktakuzë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe rasti tashmë ka kaluar në Gjykatën Themeleore në Prishtinë. Të gjithë e dimë çfarë njollosje ndodhi me ish-prokurorin Elez Blakaj dhe kjo aktakuzë tashmë ekziston”.
Avokati thotë se më e udhës do të ishte nxitja e Prokurorisë Speciale për t’i shkuar hetimit deri në fund.
“Komisionet parlamentare sigurisht se e kanë fuqinë e vet, por pushtetet nuk mund të ndërhyjnë në punën e njëri-tjetrit. Komisioni parlamentar edhe nëse formohet mund të arrijë në rezultate të njëjta si të Prokurorisë, por pushtetet nuk ndërhyjnë në punët e tjetrit”.
Gashi ka thënë se në ligjin e veteranëve duhet të saktësohet se kush ka qenë luftëtarë e kush ka kryer veprime të tjera të dobishme në dobi të luftës.
“Komandantë të ndryshëm si Sylejman Selimi kanë deklaruar se numri i ushtarëve ka qenë pak i madh se 12,000, por jo më shumë se 13,000 e pastaj na dalin mbi 60,000 aplikime”.
Avokati ka thënë se është paradoksale që ende nuk dihet ku janë arkivat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 20 vite pas luftës.
“Nëse janë shkatërruar ato arkiva do të ishte një mëkat i rëndë… Nëse kishim pasur ato arkiva që dikush i di se ku janë dhe ishin përdorur do të dihej saktësisht numri i ushtarëve sepse secili kur aplikon për benifite emrin e parë që duhet shkruar është ai komandantit të vet”, tha Gashi./Telegrafi/
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...