Interi i ka prezantuar Manchester United ofertën e tyre për sulmuesin Romelu Lukaku dhe tarifa është 70 milionë euro – e ndarë në tri pjesë me detyrim pagese deri më 2021.
Drejtori i “Nerazzurrëve”, Piero Ausilio ka shkuar në Londër sot (e mërkurë) për të zhvilluar negociata direkte me klubin në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga Sky Sports, oferta në tavolinë është huazim dy vjeçar me obligimin për blerje por shuma shkon në 70 milionë euro dhe pagesa do të kryhet në tri këste.
Shuma e parë do të jetë direkt 10 milionë, më pas 30 milionë në vitin 2020 dhe pagesa finale 30 milionë euro në verën e vitit 2021.
Mbetet të shihet nëse Manchester United do të pranojë këtë apo do të përpiqet për të negociuar një tarifë edhe më të madhe.
Lukaku ka bërë të qartë se dëshiron t’i bashkohet projektit të Antonio Contes në San Siro./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...