Google ADS

Ambasadori italian vizitoi sot në Ferizaj linjën e re të konstruksionit metalik

15:09 | 30 Shtator 2015
Arbresh.info

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese ka vizituar sot linjën e re të konstruksionit metalik në Fabrikën e Gypave të Çelikut në Ferizaj me ç ‘rast është njoftuar nga afër me punën intensive që është duke u zhvilluar në këtë fabrikë.

Ferrarese është ndarë i kënaqur me funksionomin e fabrikës duke thënë se pret shumë në të ardhmen duke pasur parasysh punën që po bëhet aty.

“Kjo fabrikë është duke funksionuar që të rritet dhe të bëjë gjëra të mëdha për t’i ofruar diçka të madhe globit, besoj se do të jemi konkurrentë, duke parë që parasysh, organizimin, kualitetin dhe kapitalin human të saj”, ka thënë ambasadori Ferrarese pas përfundimit të vizitës.

Ndërkaq përfaqësuesi i fabrikës, Islam Pacolli e ka falënderuar ambasadorin italian që ka gjetur kohë për të vizituar Fabrikën e Gypave duke shtuar se po bëhet maksimumi për të quar përpara fabrikën.

“E falënderoj ambasadorin për vizitën e tij këtu për arsye se kjo është një mbështetje dhe një përkrahje morale të cilën e bënë ambasadori dhe për neve është një privilegj, një respekt dhe normal ne e kemi një teknologji që vjen nga shteti i ambasadorit. Ne jemi duke punuar dhe duke bërë maksimumin për të arritur deri në përfundim dhe pritjet tonat natyrisht se janë të mira”, është shprehur Pacolli.

Fabrika e Gypave është një nga ndërmarrjet më të mëdha në Evropën Juglindore në  industrinë e prodhimit të tubave dhe profileve të çelikta me saldim./F.Gashi-Mehmeti/arbresh.info.

Fabrika e Gypave Ferizaj; Foto Arsim Namani (3)

Fabrika e Gypave Ferizaj; Foto Arsim Namani (9)

Fabrika e Gypave Ferizaj; Foto Arsim Namani (5)

Fabrika e Gypave Ferizaj; Foto Arsim Namani (6)

Fabrika e Gypave Ferizaj; Foto Arsim Namani (7) Fabrika e Gypave Ferizaj; Foto Arsim Namani (4)

Fabrika e Gypave Ferizaj; Foto Arsim Namani (1)

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme