Deputeti Kurteshi komenton “telefonatat” e Zaevit, Thaçin e quan ndihmës të projektit për ndarjen e Kosovës

20:22 | 10 Korrik 2019
Arbresh.info

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, kishte rënë pre e dy aktorëve gazmorë rus, të cilët i ishin prezantuar me identitete të rreme.

Gjatë kësaj telefonatë e kryeministrit Zaev kishte zbardhur planin sekret për ndryshime kufijsh mes territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky plan sipas tij ishte mes presidentit i Kosovës, Hashim Thaci dhe ai i Serbisë Aleksand Vucic, ndërsa ishte mbështetur nga Rusia dhe Turqia. E zbardhja e kësaj bisede mes Zaev dhe aktorëve rusë, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, shkruan arbresh.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, në një prononcim për arbresh.info tha se një telefonatë e tillë ishte vërtetimi që projekti për ndarjen e Kosovës, ishte i Serbisë.

“Kjo është vetëm edhe një vërtetim i asaj që po flitet që projekti për ndarjen e Kosovës është i Serbisë. Dhe se të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar me vetëdije apo pa vetëdije, kanë qenë në shërbim të interesave të Serbisë” tha deputeti Kurteshi

Ndërsa, presidentin Thaçi, Kurteshi e quajti si ndihmues të këtij projekti.

“Edhe një herë është konstatuar edhe përmes kësaj që ka thënë Zaev se Serbia qëndron pas kësaj dhe se presidenti Thaçi me veprimet e tij, nuk i ka ndihmuar vendit të cilin e ka përfaqësuar por i ka ndihmuar projekteve serbe të cilat janë të kahershme në momentin kur Serbia ka konstatuar, se nuk mund ta man Kosovën si tërësi të okupuar e kanë pas atë variantin B që ta ndajnë atë. Ne si VV vazhdimisht kemi reaguar dhe paralajmëruar opinionin për një gjë të tillë.” tha Kurteshi

Kujtojmë se sot Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, para gazetarëve deklaroi se nuk ka pasur informata të sigurta nga homologët e tij ose nga dikush tjetër për këtë ide të shumëpërfolur kohëve të fundit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme