Basketbollistët e Kosovës U-20 të mërkurën kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në Prishtinë para se të udhëtojnë drejt Portugalisë.
Kosova U-20 (meshkujt) do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që mbahet nga 12 deri më 21 korrik, në Matosinhos/Portugali. Kosova ndodhet në Grupin C së bashku me Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë, Estoninë dhe Armeninë.
Kështu pas stërvitjeve intensive që i kanë mbajtur në Prishtinë, basketbollistët shpresojnë se do të tregojnë lojëra të mira në Evropian, edhe pse nuk do ta kenë aspak lehtë.
Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Ibrahim Karabegu ka folur për rrjedhën e përgatitjeve. “Sot (e mërkurë) kishim stërvitjen e fundit dhe në mbrëmje do të fluturojmë drejt Portugalisë. Përgatitjet kanë shkuar mirë, edhe pse fatkeqësisht kemi pasur lëndime, si Dardan Kapiti dhe Ardit Pepaj, që përbëjnë edhe boshtin e ekipit. Gjendja e tyre do të vlerësohet nga mjekët. Kapiti është i gatshëm, por jo 100 %”, ka thënë Karabegu.
Ai foli edhe për gjasat e Kosovës në këtë Evropian. “Ne synojmë të bëjmë paraqitje të mira. Nuk kemi synime të mëdha, por do të japim maksimumin nga vetja. Ndeshjen e parë e kemi ndaj Estonisë, ku nuk do ta kemi aspak lehtë, sepse 5 lojtarë të saj luajnë në liga të forta evropiane. Pak më lehtë e kemi me Armeninë dhe Gjeorgjinë. Megjithatë, e theksoj se nuk kemi synime të mëdha, por të japim maksimumin dhe të përfaqësojmë denjësisht shtetin tonë në Portugali”, përfundoi Ibrahim Karabegu.
Ndeshja e parë e Kosovës do të jetë ndaj Estonisë, të premten nga ora 17:00.
Lista e Kosovës për Evropian
1. Andi Vrapçani
2. Arbër Sinani
3. Ardit Pepaj
4. Atik Koshi
5. Dardan Kapiti
6. Erhan Sholla
7. Gazzali Maksiqi
8. Leon Neziri
9. Rilind Krasniqi
10. Meriton Ismajli
11. Rron Ukaj
12. Ylli Gashi
Trajnerë: Ibrahim Karabegu, Lorik Kllokoqi, Egzon Uka
Fizioterapeut: Albion Ramadani
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...