Përgatitjet parasezonale nga Real Madridi kanë filluar sot (e mërkurë) dhe lojtarët e Zinedine Zidanes kanë kryer seancën e parë stërvitore.
Skuadra ka shkuar në Kanada të martën dhe është stërvitur në objektet e Montreal Impact mëngjesin e sotëm, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i ri i ‘Los Blancos’ për stërvitje, Gregory Dupont ka udhëhequr seancën ku Sergio Ramos së bashku me Gareth Bale e Eden Hazard vrapuan ndërkohë që nga ana tjetër ishin Andriy Lunin dhe Luka Jovic.
Seanca stërvitore nuk ishte e hapur për publikun ndërkohë që mediave i është lejuar të marrin pjesë për vetë 20 minuta.
Real Madrid do të luaj ndaj Bayern Munichut në kuadër të Kupës Ndërkombëtare të Kampionëve më 21 korrik./arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...