Babai i Neymarit ka insistuar se Paris Saint Germaini ishte plotësisht në dijeni se sulmuesi do të vonohej për stërvitjet parasezonale.
PSG ka lëshuar një deklaratë zyrtare të hënën duke dënuar lojtarin për mos pjesëmarrjen në seancën e parë stërvitore duke u betuar gjithashtu se do ta ndëshkojë atë, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Neymar Sr pohon se parisienët ishin plotësisht në dijeni se lojtari do të mungonte në fillim të stërvitjeve parasezonale.
“Ne kemi pasur për të kryer disa reklama dhe çështje institucionale”, ka thënë babai i tij për Fox Sports Brazil. “Neymari i ka bërë këto veprime që pesë vite dhe ne duhet t’i bëjmë çdo vit ato”
“PSG, në prezencë të presidentit Nasser [Al-Khelaifi], madje ka marrë pjesë në këto çështje. Nuk e kuptoj arsyen e kësaj. Ne jemi të zemëruar, por PSG është e informuar rreth situatës”
Neymar ka shënuar 44 gola në Liga 1 qysh pas transferimit nga Barcelona thuajse dy vite më parë./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...