Google ADS

Luana konfirmon bashkëpunimin me këngëtarin e njohur Faydee

17:49 | 10 Korrik 2019
A. B.

Moderatorja dhe këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca tashmë e ka konfirmuar duetin me këngëtarin australian, Faydee.

Artistët kanë bashkuar forcat për herë të parë, madje siç shihet kanë finalizuar edhe xhirimet e këtij videoklipi, shkruan portali arbresh.info

Luana së fundi e ka publikuar një video në Instagram, teksa shfaqet përkrah Faydee dhe konfirmon lajmin.

https://www.instagram.com/p/Bzu6ehmnidT/

“Më në fund po ju tregoj juve. Faydee, artist i mrekullueshëm! Së shpejti”, ka shkruar ajo në një video ku këngëtari shihet duke thënë disa fjalë në gjuhën shqipe.

https://www.instagram.com/p/BznyVYonGoL/

Ndryshe, kënga pritet të jetë tejet ritmike dhe verore gjersa do të publikohet brenda këtij muaji. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme