Google ADS

Gjukanoviq: “Me Vuçiqin kam biseda më të shpeshta miqësore”

13:37 | 10 Korrik 2019
Arbresh Info

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, në një intervistë për televizionin boshnjak BN TV, ka folur rreth raporteve me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Gjukanoviq ka thënë se me Vuçiqin ka biseda më të shpeshta miqësore.

Gjukanoviq duke u përgjigjur për të satën herë rreth vendimit të Podgoricës për ta njohur Kosovën, i ka shpjeguar televizionit boshnjak se ky vendim është marrë nga Mali i Zi sovran, në bazë të vlerësimeve mbi atë se cilat janë interesat e rajonit.

„Është vlerësimi yni se stabiliteti rajonal është interesi më i madh. Duke pasur parasysh këtë ne kemi ardhur në përfundim se nuk do t’i kontribuojmë stabilitetit nëse i mbyllim sytë para realitetit. Këtë vendim e morrëm jo duke dashur të punojmë në dëm të Boegradit apo në favor të Prishtinës“.

Gjukanoviq ka thënë se rreth vendimit për njohje i kishte njoftuar atë kohë autoritetet e Serbisë. Ndërkohë shefi i shtetit të Malit të Zi është pyetur edhe rreth raporteve me Thaçin dhe Vuçiqin. BN TV e ka ka pyetur se cilin flet më shpesh në telefon. Ai thotë se me Vuçiqin ka kontakte më të shpeshta miqësore.

„Këto janë biseda ndërmjet dy shtetarëve të përgjegjshëm. Janë biseda ku dallojmë në disa cështje, por secili prej nesh i kemi primare interesat e shtetit që e përfaqësojmë“ ka thënë Gjukanoviq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme