Pique duhet të paguaj 2.1 milionë euro taksa dhe gjobë

13:19 | 10 Korrik 2019
Arbresh Info

Gjykata sot njoftoi se ka vërtetuar vendimin e mëparshëm se Pique duhet të përmbushë detyrimet tatimore të mbetura nga vitet 2009, 2009 dhe 2010 lidhur me të ardhurat e fituara nga të drejtat e imazhit

Gjykata Kombëtare e Spanjës vendosi që futbollisti Gerard Pique t’i paguaj Administratës tatimore të Spanjës kthimin e tatimit dhe gjobë në vlerën 2.1 milionë euro (2.3 milionë dollarë)

Gjykata sot njoftoi se ka vërtetuar vendimin e mëparshëm se Pique duhet të përmbushë detyrimet tatimore të mbetura nga vitet 2009, 2009 dhe 2010 lidhur me të ardhurat e fituara nga të drejtat e imazhit.

Pique, një ish-mbrojtës i kombëtares spanjolle dhe qendërmbrojtësi i Barcelonës, apeloi vendimin e parë të sjellë në vitin 2016.

Gruaja e Pique, këngëtarja e njohur e muzikës pop, kolumbianja Shakira gjithashtu është nën hetime për shmangien e evazionit fiskal në Spanjë. Ajo mohon fajësinë.

Spanja vitet e fundit ka detyruar shumë lojtarë të futbollit të paguajnë pjesën e tyre të taksave, në mesin e të cilëve janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme