Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për medie ka reaguar përgjigjet e Zaevit për planin e ndarjës së Kosovës.
Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka thënë se VV ka paralajmëruar për planet e fshehta Thaçi-Vuqiq, shkruan arbresh.info
“Me qindra herë kemi paralajmëruar se ka plane të fshehta të Thaçit me Vuqiqin për Kosovën, kemi thënë që bisedimet planet dhe marrëveshjet me Serbinë po vazhdojnë të jenë kundër interesit të qytetarëve të republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Selimi ka shtuar se edhe ndërkombëtarët janë të shqetësuar për ndikimin rus në Kosovë.
“Edhe faktori ndërkombëtarë ka shprehur shqetësimin për ndikimin rus në rajon dhe Kosovë. U dashka qe të dalin përgjime dhe ne ta kuptojmë të vërtetën se çfarë po ndodhë me ne dhe rreth nesh”, ka shtuar ai.
Ndërsa për përgjimet e Zaevit, Selimi ka thënë se pushtetari shqiptar rreshtohet pro interesave të vendit.
“Dje në medie të Maqedonisë së Veriut u ndrequa një bisede e kryeministrit Zaev e pretenduar me presidentin ukrainas, ai në fakt po fliste me dy komedian rusë por nuk po e dinte. Do të ishte komike nëse nuk do të ishte shqetësuese tema, ku Zaev shpreh shqetësimin se presidenti i Kosovës përmes planit për ndryshim të kufijve po punon në bazë të planit të Moskës. Ato që kemi dëgjuar duhet të na shqetësojnë të gjithë neve referuar planeve të fshehta të Vucicit me Thaçin në realizim të agjendave ruse. Pushtetari shqiptar është i gatshëm të bashkëpunoj me antishqiptarët dhe anti perëndimorët siç është Vuciqit ndërsa një kryeministër i fqinjëve siç është Zaev rreshtohet pro interesave të Kosovës dhe perëndimit”, ka shtuar ai.
Ai ka shtuar se Thaçi po mashtron popullin me marrëveshje të fshehta.
“Janë me dhjetëra vendime e veprime të Thaçit në dëm të Kosovës por ato që po dëgjojmë nga Zev duhet të na shqetësojnë. Duke mashtruar popullin e tij, duke bërë marrëveshje të fshehta e duke i ndërruar fjalët ai po vazhdon të shtyje përpara një agjendë që është e njohur si agjende ndikimit të Moskës në rajon dhe Kosovë”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka ripërsëritur se zgjidhja e vetme në Kosovë janë zgjedhjet.
Ndryshe të martën në medie është bërë publike një bisede e kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka rënë pre e humoristëve Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov, duke u shtirur si ish presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, teksa ka deklaruar se për idenë e ndryshimit të kufijve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë rënë dakord, por kjo mund të shkaktojë një luftë të re në Ballkan dhe se kancelarja Merkel është totalisht kundër idesë./Arbresh.info/
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...