Pasi agjencia amerikane e hapësirës (NASA) ka thënë se në Mars është vërejtur uji rrjedhshëm, njëra nga korporatat më të mëdha botërore të Internetit “Google” sot logon e saj ia ka kushtuar pikërisht këtij momenti historik, transmeton Anadolu Agency.
NASA dje tha se studiuesit e saj besojnë se njollat nga fotot e Marsit që shihen në kratere, në fakt janë ujë që rrjedh. Me këtë rast, shkronja e dytë “o” në logon e Google sot është në formën e “Marsit të buzqeshur”, e cila me anë të pipës pinë ujë nga një gotë.
Gazeta britanike “Guardian” dje shkroi se studiuesit e NASA-s thonë se gjetjet e reja konfirmojnë bindjen se jeta në Mars ende është e mundur. “Ka ujë që rrjedh mbi sipërfaqen e Marsit”, tha shkencëtari kryesor i hulumtimit në Mars, Michael Meye.
Në fotografitë, sipas shkencëtarëve, shihen kratere nga uji që rrjedh deri në disa qindra metra poshtë një kodre mbi sipërfaqen e planetit. Ky proces ndodh vetëm në verë para se të thahet. Besohet se “uji” shteron për shkak të rënies së temperaturave.
Nesër fillon turi i koncerteve të Sabrina Carpenter, Columbu...
Nesër bëhet hapja solemne e Festivalit Ndërkombëtar “E...
Arteta i ashpër në konferencë për media pas ndeshjes me Man ...
Soja nuk është vetëm për vegjetarianë – Proteinat e sa...
Margot Robbie tregon barkun e rrumbullakosur gjatë një paraq...
Muharrem Jashari asiston në ndeshjen e Cherkasyt