Njësia Speciale “bllokon” Emergjencën

10:31 | 10 Korrik 2019
Arbresh.info

Automjete të blinduar të Policisë së Kosovës, e policë të njësisë speciale kanë bllokuar sot hyrjen para repartit të Kardiologjisë në QKUK.

Ekipi i Arbresh.info, ka parë nga afër grup të njësisë speciale dhe mobilizim të terrenit para repartit të Kardiologjisë.

E për shkak të sigurisë policia e Kosovës ka larguar qytetarët afër këtij reparti.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë për arbresh.info se është sjellë për kontroll mjekësore një i burgosur.

“Një i burgosur është sjellë për kontroll mjekësore, ka përfunduar kontrollin dhe është përcjellë përsëri për në qendrën për vuajtje të dënimit”, ka thënë Krasniqi.

Kujtojmë se rastet kur të burgosurit e shfrytëzojnë QKUK-në për tu larguar nga burgu janë të shumta./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme