Google ADS

Golashënuesit më të mirë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, listës i prinë Mevlan Zeka

10:18 | 10 Korrik 2019
Arbresh Info

Mbrëmë janë zhvilluar tetë ndeshje në kuadër të kualifikueseve për Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës, Feronikeli ka arritur të dal i pamposhtur kundër skuadrës së Uellsit, The New Saints.

Drenicakët kanë arritur një barazim dramatik në minutat e fundit duke barazuar me rezultat 2-2 në stadiumin e “Park Hall” të Shropshires.

Skuadra tjetër shqiptare, Shkëndija e Tetovës ka arritur të triumfojë 1-0 si mysafirë i skuadrës estoneze, Kalaja.

Tashmë dihen edhe top-golashënuesit e kësaj faze kualifikueseve të garës më prestigjioze evropiane për klubet.

Në krye të listës gjenden tri futbollistë me nga dy gola, ku në mesin e tyre është edhe sulmuesi gjakovar i Nikelit, Mevlan Zeka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme