Google ADS

AVONET: Kryetari i Kllokotit ka bërë shkelje me largimin arbitrar të 51 punëtorëve

09:54 | 10 Korrik 2019
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq, ka larguar mënyrë kolektive 51 të punësuar.

Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i organizatës AVONET ka thënë në emisionin Sytë 7 në Klan Kosova se ky veprim është “shkelje e ligjit”.

“Në fillimin e mandatit Dejanoviq ka larguar 51 punëtorë pa i lajmëruar, dhe një veprim i tilë është shkelje dhe në këtë rast ai është dashur që të informojë më herët punëtorët për ndërprerjen e kontratës”.

Gashi ka thënë që ky akt është në kundërshtim të plotë edhe me të drejtën e punës.

“Ne si AVONET kemi reaguar disa herë për këtë çështje, por ai në vazhdimësi ka bërë shkelje dhe ka vazhduar edhe t’i diskriminojë qytetarët e këtij vendi.Punëtorët i ka larguar menjëherë duke ua ndërprerë në mënyrë arbitrare punën”.

Sipas Gashit veprimin më të keq kryetari i Komunës e ka bërë duke u dhënë kontrata mbi vepër punëtorëve që i ka marrë, ku disa nga ata sipas tij janë edhe njerëz të afërt të tij.

Ai ka theksuar se AVONET ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës që të hetojë këto shkelje të cilat konsiderohen të rënda dhe diskriminuese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme