Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se nuk kishte frikë fare për një arrestim të mundshëm të presidentit shqiptar dhe bashkëshortit të saj, Ilir Meta.
Kryemadhi deklaroi se, qëkur Meta ka filluar betejën e tij për njohjen e Kosovës nga institucionet ndërkombëtare, që në kohën e luftës së Kosovës, duan ta arrestojnë.
“Ka 15 vjet që do ta arrestojë Rama dhe disa të tjerë antishqiptarë. Sigurisht që nuk më takon të flas, por jam e detyruar ta them. Ka 15 vite që grupe të vogla antishqiptare, që kur Meta ka filluar betejën e tij për njohjen e Kosovës nga institucionet ndërkombëtare, që në kohën e luftës së Kosovës, duan ta arrestojnë. Ilir Meta prej vitesh ka qenë në shënjestrën e grupeve të caktuara antishqiptare që janë servirur si grupe të caktuara liberale, ose evropiane, apo amerikane që prej vitesh kanë zhbiriluar në çdo gjë. Të jeni të bindur që Metës i kanë bërë vettting jo vetëm të vetes, por edhe të familjarëve, të të ëmës, të atit, motrës dhe njerëzve tanë deri në 7 breza. Ilir Meta është i pastër si kristali. Nëse do kishte një qime floku me të cilën mund të kërcënohej Meta, do ta kishte mbaruar këtë histori Fatos Nano kur ishte kryeministër”, deklaroi Kryemadhi në Ora News.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...