Fillojnë punimet në autostradën gjigande Kinë-Evropë që ka gjatësi përmbi 2 mijë kilometra

22:28 | 9 Korrik 2019
L G

Një super-autostradë e re që është diçka më e gjatë se 2 mijë kilometra dhe kalon nëpër Rusi ka marrë dritën e gjelbërt për fillimin e punimeve.

Super-autostrada e financuar nga kompanitë private quhet Meridian. Ajo do të fillojë nga Bjellorusi dhe vazhdon në kufirin me Kazakistanin.

Kremlini zyrtar ka aprovuar propozimin. Puna tanimë ka filluar në anën e Bjellorusisë. Autostrada do prekë disa pjesë nga shteti rus të cilat janë përgjithësisht në pabanuara.

Investitorëve u është siguruar se investimi i tyre do u shpaguhet. Çmimi i këtij megaprojekti do kapë shifrën 7.5 miliardë dollarë.

Qëllimi kryesor është ulja e kohës së transportit mes Kinës dhe Evropës. Rruga do lidhet me me pjesën perëndimore të përfunduar dhe fillon nga Hamburgu e përfundon në Shangai. Gjatësia totale është 5000km.

Ky është një prej projekteve të Kinës të cilat tani kanë pushtuar pjesë të mëdha të globit. Projekti quhet “Iniciativa Rruga & Brezi” dhe ngjason me “Rrugën e Mëndafshit” që ishte një rrugë e njohur gjatë Mesjetës për tregtarë që udhëtonin prej Evropës në Kinë. Ky është një plan i kinës që të rrisë ndikim në botë dhe të bëhet një superfuqi botërore me ndikim politik global.

Shtetet tjera nëpër të cilat kalon kjo autostradë do të jenë Taxhikistani, Kirgistani dhe Uzbekistani./Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme