Gabimet drejtshkrimore në Fakultetin Filozofik, i cili drejtohet nga Bujar Dugolli nuk kanë të ndalur. Derisa ditë më parë doli se emiri i dekanit në zyrën e tij ishte shënuar gabimisht me një “ë”, më shumë-“Dekanë”. Tash në uebsaitin zyrtar janë shënuar e-maila që nuk ekzistojnë askund.
E-maili zyrtar për punonjësit e këtij institucioni duhet të jenë @uni-pr.edu , por çasje mund të ketë vetëm te dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli dhe Prodekanit për çështje mësimore, Dashamir Berxulli.
Nëse duam të kemi kontakt me prodekanin për çështje financiare, Prof.dr. Agim Zogaj, prodekanin për Infrastrukturë, Prof. Ass. dr. Muhamet Qerimi, si dhe sekretarin e Fakultetit Filozofik, juriste diplomuar Lumnije Ahmeti, atëherë e-maili i dërguar do ju kthehen si i pavlefshme.
E-maili i prodekanit për çështje financiare, Agim Zogaj ka një kllapë menjëherë pas @, (E-mail: agim.zogaj@)uni-pr.edu).
Të njëjtin gabim në e-mail ka edhe prodekani për infrastrukturë, Muhamet Qerimi, (E-mail: muhamet.qerimi@)uni-pr.edu).
Ndryshe nga dy të lartpërmendurit, sekretari i Fakultetit Filozofik në e-mail të tij i mungon “r”. ( [email protected]).
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani