Google ADS

Ferkonikeli siguron barazim në minutat e fundit ndaj kampionit të Uellsit

21:54 | 9 Korrik 2019
Arbresh Info

Feronikeli në formë befasuese ka siguruar barazim me rezultat 2 me 2 në ndeshjen ndaj kampionit të Uellsit, TNS-së.

Pas pjesës së parë pa gola 0 me 0, takimi i zhbllokua menjëherë në fraksionin e dytë të ndeshjes në kuadër të 1/8-ës së kualifikimeve në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

Goli i epërsisë u shënua nga sulmuesi Draper, i cili u faullua nga Lladrovci me një intervenim të nxituar në zonën e penaltisë. Bartësi i fanellës me numër 9 u tregua i saktë nga pika e bardhë duke shënuar për 1 me 0 në minutën e 49′.

Goli i dytë nga nikoqirët erdhi në minutën e 77′ pas një asistimi nga Cieslewizc të cilin e finalizoi në rrjetë Edwards për 2 me 0.

Skuadra jonë kishte një rast të mirë gjatë minutave të fundit të ndeshjes (85′), por goditja nga Zeka u ndalë nga portieri Harrison. Sidoqoftë, Zeka arriti të ngushtojë disavantazhin duke shënuar për 2 me 1 me kokë në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Kur të gjithë mendonin se kishte përfunduar gjithçka, Feronkeli siguroi një goditje nga penaltia dhe Astrit Fazliu u tregua i saktë duke shënuar për 2 me 2.

Ndeshja kthyese mes TNS-së dhe Feronikelit zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 16 korrik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme