Google ADS

Limaj: Zbardhja e rastit të vëllezërve Bytyqi mbetet prioritet

19:03 | 9 Korrik 2019
L G

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar tre bashkëluftëtarë të tij, të cilët u vranë 20 vjet më parë.

Limaj ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se zbardhja e rastit të vëllezërve Bytyqi mbetet prioritet dhe se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka që është e mundur që kryerësit e këtij krimi të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Postimi i Limajt:

Sot u bënë 20 vjet kur Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, bashkëluftëtarë të mi u vranë në mënyrë tinëzare nga kriminelët e regjimit të atëhershëm serb. Ylli, Agroni dhe Mehmeti lanë gjithçka që kishin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu përgjigjur zërit dhe nevojës së atdheut. Zbardhja e rastit të vëllezërve Bytyqi mbetet prioritet yni dhe në këtë drejtim institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka që është e mundur që kryerësit e këtij krimi të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme