Vedat Muriqi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën turke të Fenerbahçes.
Në ditën që futbollisti po nënshkruante me gjigantin e Superligës së Turqisë, vëllai i lojtarit, Narçin, ka ndarë një moment emocionues që i referohet babait të tyre.
“Baba, djali yt së shpejti do të arrijë edhe një sukses. Atë që e la t’i përgjysmë, ai po vazhdon ëndrrën tënde”, pohoi ai.
Vedati ndër të tjerash ka treguar se babai i tij ka qenë futbollist në Prizren, por që nuk ia ka arrit dot.
“Kam filluar në Kosovë. Më së rëndi e kam përjetuar vdekjen e babait, isha vetëm shtatëvjeçar. Edhe babai im ishte futbollist. Trajneri nuk e kishte marrë në një kamp. Ai ishte zemëruar dhe më pas filloi të luajë hendboll”.
“Ai ishte ndër më të mirët në këtë sport. Ai më pas iu kthye futbollit dhe pas një sulmi në zemër duke luajtur futboll, vdiq midis fushës. Babai ka kërkuar që të bëhem futbollist dhe këtë ia kam arritur”, ka pohuar ai.
Kujtojmë se 25-vjeçari pas nënshkrimit të kontratës, për katër sezone do të fitojë tetë milionë euro. Ndryshe, futbollisti në sezonin e kaluar ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar tetë herë në të gjitha garat për Rizesporin.
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...