Nuk do të jetë lehtë për zyrtarët e Barcelonës për të nënshkruar me sulmuesin Neymar këtë verë për shkak se Paris Saint Germaini e vlerëson superyllin e tyre më shumë se 222 milionë euro.
Kampioni në fuqi i Ligës 1 dëshiron të rikthej shumën e shpenzuar në brazilianin tri sezone më parë dhe nuk janë më të interesuar në një marrëveshje që përfshinte yjet si Philippe Coutinho ose Ousmane Dembele, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel është në kërkim të një mesfushori defanziv dhe siç raporton Marca, Casemiro i Real Madridit është në krye të shënjestrave të tyre.
Megjithatë, në rast se Barcelona ofron Ivan Rakiticin dhe disa të holla si shkëmbim me Neymarin, PSG mund t’i fillojë negociatave me gjigantin katalunas.
Derisa Antoine Griezmann është në prag të nënshkrimit me “Blaugranët”, klubi nuk ka muskuj financiar për tu përballur me kërkesat e Paris Saint Germainit, ndërkohë që Real Madridi nuk është më i interesuar në shërbimet e 27-vjeçarit.
Manchester United mund të jetë një opsion për reprezentuesin brazilian në rast se Paul Pogba largohet këtë verë, por “Djajtë e Kuq” nuk do të jenë sezonin e ardhshëm në Ligë të Kampionëve.
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka pretenduar se katalunasit nuk kanë bërë ofertë për Neymarin, por kampioni i La Liga Santander pritet të fillojë negociatat me klubin francez brenda javëve të ardhshme.
“Blaugranët” janë aktualisht duke mbledhur para nga shitja e lojtarëve në larg në mënyrë për të rritur buxhetin e tyre dhe për të investuar të hollat në një marrëveshje të mundshme për brazilianin./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...