Matthijs de Ligt është duke u stërvitur te Ajaxi derisa vazhdon të jetë njëkohësisht në pritje që palët të arrijnë një marrëveshje.
Derisa Neymar vazhdon të përflitet shumë për rikthim te Barcelona nga Paris Saint Germaini, nga ana tjetër e ardhmja e De Ligt është duke u diskutuar mjaftë, transmeton portali arbresh.info.
De Ligt është duke u stërvitur me bashkëlojtarët e tij te Ajaxi ndërkohë që është në pritje që Juventusi të gjej një marrëveshje me klubin holandez.
https://twitter.com/AFCAjax/status/1148579278726074368
Trajnerët janë duke punuar në formulën, veçanërisht në pjesën e bonuseve, për të arritur sa më afër finalizimit të marrëveshjes.
Ndërkohë, në Holandë është duke u shitur tashmë fanella e Juventusit me emrin e De Ligt prapa dhe numrin 4.
Tifozët e Juventusit kanë pushtuar gjithashtu klubin me komente në rrjetin social Instagram duke shkruar mesazhe si “Ne jemi duke ju pritur juve në Torino”./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...