Dita e parë e Arjanet Muriqit te klubi i ri

16:40 | 9 Korrik 2019
Arbresh Info

Arjanet Muriqi tashmë është huazuar nga Nottingham Forest.

Portieri i Kosovës ka kaluar në formë huazimi nga Manchester City në Nottingham pasi fillimisht vendosi lapsin në një kontratë afatgjate te kampioni në fuqi i Premierë Ligës, shkruan portali arbresh.info.

Muriqi tani ka kryer edhe seancën e parë stërvitore te klubi i ri në Championship.

Në katër fotot e publikuar nga Nottingham Forest në llogarinë  e tyre në rrjetin social Twitter, portieri i kombëtares sonë dukej tepër i fokusuar në detyrë.

“Dita e parë e Muriqit”, shkruan klubi në ligën e dytë të Anglisë në postimin me fotot e talentit tonë.

Muriqi ishte në të kaluarën pjesë e NAC Bredas por ishte ftuar sërish nga skuadra e Pep Guardiolas si pasojë e lëndimit të Claudio Bravos./arbresh.info/

https://twitter.com/NFFC/status/1148570306702905344

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme