Qeveria e re në Greqi e kryesuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis dha betimin solemn dhe mori detyrën e re,
Qeveria e re dha betimin vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në të cilat partia konservatore Demokracia e Re (ND) e Mitsotakisit korri fitore bindëse.
Anëtarët e kabinetit të Mitsotakisit u betuan para kryepeshkopit athinas Ieronumos.
Për të përmbushur premtimin për ndërtimin e një Greqie sa më të përparuar, për të ulur taksat dhe përmes bisedimeve për të ulur masat rigoroze buxhetore, kryeministri Mitsotakis në kabinetin e tij emëroi politikanët me përvojë që kanë qenë pjesë e qeverive të mëparshme por edhe disa teknokratë.
Mitsotakis ia besoi rolin kryesor ministrit të Financave Christos Staikouras, i cili është një ekonomist dhe inxhinier i cili më parë ka ushtruar postin e zëvendëskryeministrit.
Nikos Dendias, është emëruar ministër i Jashtëm. Ai në karrierën e tij të mëparshme ka ushtruar postin e ministrit të Zhvillimit, pastaj të Mbrojtjes dhe Rendi Publik. /AA
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit