Agjencia evropiane policore, Europol, njoftoi se 234 persona janë arrestuar gjatë një operacioni antidoping në mbarë kontinentin, gjatë të cilit është konfiskuar doping në vlerë prej 3.8 milionë eurosh
Në informacionet që Europol ka ndarë me mediat në Romë lidhur me operacionet e zhvilluara nga agjencia thuhet se mbi një mijë persona janë marrë në pyetje nga fillimi i vitit 2018 në kuadër të hetimeve.
Zyrtarët e Europol kanë njoftuar se janë nxjerrë në dritë 17 organizata kriminale që kanë prodhuar dhe shitur doping dhe janë mbyllur nëntë laboratorë ilegal që kanë prodhuar substanca me përmbajtje të dopingut.
Siç thuhet më tej, 19 nga gjithsej 600 atletë të testuar kanë rezultuar pozitivë në përdorimin e dopingut.
Krahas vendeve të BE-së, në operacionin e emëruar si “Viribus” kanë marrë pjesë edhe njësitet policore nga SHBA, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Zvicra, Ukraina, Kolumbia, Mali i Zi, Islanda dhe Bosnjë dhe Hercegovina, ndërsa mbështetje kanë ofruar edhe Agjencia Botërore e Antidopingut (WADA) dhe Zyra për Luftë kundër Mashtrimit (OLAF)./AA
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...