Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, thotë se gjuha që Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e ka përdorur në letrën dorëzuar jo në emër të Komisionit për Legjislacion, por të deputetes Albulena Haxhiu, në vendet e tjera Ministri ishte dashur të lirojë pozitën e tij.
“M’bani përshtypje përgjigjja e Ministrit pasi që ky i fundit e ka personalizuar çështjen duke ju referuar Albulenës, e kur e dimë që Komisioni ja ka dorëzuar ftesën. Ministri e ka trajtu individualisht çështjen. Problemi i dytë është se Ministri në letër ka thënë se kjo çështje është jashtë kompetencave të Komisionit. Ministri mund të mos vijë, por jo të thotë se refuzoj me qenë pjesë e këtij komisioni. Në këtë rast ishte dashur të merret një mocion për heqjen e Ministrit. Me qenë në vende tjera, ishte dashur të niset një mocion mosbesimi për Ministrin me gjuhën që ai ka përdorur në letrën e dorëzuar sot. Por, pasi kemi një mocion për rrëzimin e Qeverisë, me atë mund të shkojë edhe ky,” është shprehur deputeti Gashi.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit kishte në rend dite diskutimin në lidhje me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave.
Ministri Tahiri refuzoi, për siç thotë ai, të marrë pjesë “për politizimin e proceseve tërësisht profesionale dhe të bazuara në zbatimin e ligjit”./arbresh.info/
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...