Kapja e cisternës iraniane të naftës nga marinsat britanikë, javën e kaluar në ujërat e Gjibraltarit, nuk do të kalojë pa përgjigje, tha shefi i shtabit të forcave të armatosura të Iranit, gjeneral-major Mohammad Bagheri.
Të enjten e kaluar, marinsat britanikë u ndihmuan zyrtarëve në Gjibraltar të kapin super-cisternën Grace 1, pasi dyshohej se ajo bartte naftë nga Irani në Siri, në kundërshtim me sanksionet e Bashkimit Evropian.
“Kapja e cisternës iraniane të naftës, bazuar në justifikime të fabrikuara, nuk do të mbetet pa përgjigje”, tha Bagheri.
Irani kërkoi lirimin e menjëhershëm të cisternës, ndërsa një komandant i Gardës Revolucionare të këtij vendi kërcënoi më herët me kapjen e një cisterne britanike.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Zarif, tha se kapja e cisternës përbën “pirateri” dhe se ka vendosur “një precedent të rrezikshëm”.
Gjibraltari mori lejen nga Gjykata e tij Supreme për ta mbajtur cisternën për 14 ditë. /REL/
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?