Detaje/ Pinë kafe dhe më pas vret kunatin për 13 mijë euro

11:47 | 9 Korrik 2019
Arbresh.info

Mesditën e së hënës Serefedin Zenellari 71 vjeç dhe Gramoz Nakon 57-vjeç ishin duke pirë kafe në qytetin e Korçës. Rreth orës 20:00 policia lokale do të njoftonte se 57-vjeçari Gramoz Nako ishte gjetur nga bashkëshortja e tij në banesë i vrarë me dy plumba.

Pas hetimeve policia zbuloi se autori i dyshuar vrasjes ishte kunati i tij Serefedin Zenellari. Ky i fundit kishte marrë armën, tip pistoletë dhe kishte shkuar ta grabiste.

Gramoz Nako

Në rrobat e 57-vjeçarit janë gjetur shenja të grisurash, çka tregon se ka pasur një përleshje mes tyre. Po ashtu në banesën e Gramoz Nakos, policia konstatoi se mungonte një shumë prej 13 mijë eurosh e cila dyshohet se është shuma që kunati i tij i ka marrë gjatë grabitjes.

Herët në mëngjes të martën, policia shkoi në banesën e 71-vjeçarit për ta shoqëruar lidhur me ngjarjen, por Zenellari është mbyllur në dhomë duke i dhënë fund jetës me të njëjtën armë me të cilën një natë më parë vrau kunatin e tij./ Opinion.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme