Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes në Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore në Sarajevë, sot ka realizuar takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
Siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovsklit, në takim është shprehur kënaqësi për partneritetin mes dy vendeve dhe për trendin pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, si në planin politik, po ashtu edhe në ato ekonomik.
“Këmbimi tregtar mes dy vendeve është në rritje të vazhdueshme dhe në vitin 2018 ka qenë 505 milionë dollarë, ndërsa të dy presidentët kanë potencuar se bashkëpunimi ekonomik mund të rritet në interes të të dy vendeve”.
“Bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime dhe informacione për gjendjen në të dy shtetet dhe në rajon. Në kontekst të aspiratave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO, Pendarovski pret që Kuvendi i Turqisë së shpejti ta ratifikojë protokollin për anëtarësim në Aleancë, pasi u miratua në Komisionin kuvendar për Politikë të Jashtme”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa Erdogan ka thënë se Maqedonia e Veriut e ka mbështetjen e plotë të Turqisë për anëtarësim në BE dhe NATO, duke shtuar se protokolli për në NATO së shpejti do të ratifikohet në Kuvendin e Turqisë.
Në takimin e sotëm, Pendarovski e ka ftuar Erdoganin për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ndërsa e njëjta është pranuar nga presidenti turk.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...