Në ceremoninë e lansimit të Programit për Reforma në Ekonomi 2020-2022, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova ka thënë se Kosova duhet të plotësoj rekomandimet e nxjerra nga raporti i PRE-së.
Ajo ka përmendur e subvencionin e Bankën Botërore për kursimin e energjisë, shkruan arbresh.info.
“Ideja prapa PRE-së për Kosovën dhe shtetet tjera që dëshirojnë të bashkëngjiten në BE është një ushtrim i zakonshëm në këtë mënyrë Kosova mund të vazhdoj me procesin e saj buxhetor. Ky raport nuk është vetëm raport i thjeshtë por qeverisja ekonomike është prioritet kryesor në dialogun me Kosovën. Duke marrë parasysh rekomandimin e kaluar të PRE-së, Kosova ka vendosur fondin për energji të efikasitetit dhe së bashku me Bankën Botërore do të japin subvencione për kursimin e energjisë e që refoma e saj është prioritet kryesor i BE-së”, ka thënë ajo.
Apostolova ka shtuar se luftimi i ekonomisë joformale dhe plotësimi i rekomandimeve tjera do të krijojë vende të reja e më të mira punë.
“Një shembull tjetër është luftimi i ekonomisë joformale që zvogëlon sigurinë në punë dhe siguron një mjedis të barabartë për bizneset. Në maj dialogu ekonomik dhe financiar është mbajtur në Bruksel dhe ka prodhuar një numër të caktuar të rekomandimeve që duhet zbatuar e që kërkon punë dhe përkushtim të fuqishëm politik. Pritet nga ju që të zbatoni reformat e domosdoshme që të stimuloni reformat ekonomike dhe të krijohen vende më të mira pune për qytetarë”, ka shtuar ajo.
Ajo ka përmendur edhe kufizimin e shpenzimeve publike.
“Kosova duhet të ketë prioritet shpenzimet publike brenda hapësirës së kufizuar fiskale, mirëmbajtja e disiplinës fiskale është kryesore dhe ngritjen e mbikëqyrjes financiare të ndërmarrjeve publike”, ka shtuar ajo.
Shefja e zyrës së BE-së ka përmendur edhe numrin e vogël të grave të punësuara.
“Aktivitet shumë i ulët i nivelit të punësimit dhe prezenca e margjinalizuar e grave në tregun e punës, inkurajoheni që femrat të jenë prezentë në tregun e punës, Këto janë rekomandime të përbashkëta”, ka shtuar ajo. /Arbresh.info/
Lexo edhe: Programi për Reforma në Ekonomi ka prioritet punësimin
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...