Dy të vdekur brenda disa orës në qytetin Juglindor të Korçës.
Policia ka arritur të zbardhë vrasjen e 57-vjeçarit Gramoz Nako, babai i dy fëmijëve, që jetonte në SHBA dhe ishte kthyer në vendlindje për pushime.
Policia thotë se autori i vrasjes është 71-vjeçari Sefedin Zenellari, kunati i 57-vjeçarit Nako. Por mëngjesin e sotëm kur policia ka shkuar ta shoqëroi, i moshuari ka vrarë veten.
“Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr 7, ku u gjet i vrarë me armë zjarri tip pistoletë, shtetasi G.N, 57 vjeç informojmë se:
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është kunati i tij shtetasi S.Z, 71 vjeç, banues në Korçë, i cili mëngjesin e sotëm në momentin kur shërbimet e Policisë kanë shkuar për ta shoqëruar në Komisariat, është vetëvrarë me armë zjarri tip pistoletë, në banesën e tij ku jetonte i vetëm. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, deklaron policia./BW
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...