Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq gjatë ditës së sotme ka dhënë një intervistë për mediat italiane “Republica”, ku ka folur për dialogun me Kosovën.
Ai ka vazhduar me propagandën e tij ‘anti-Kosovë’. Sipas tij, Kosova është pika qendrore e jostabilitetit në Ballkan.
“Kosova është pika qendrore e jostabilitetit në të gjithë Ballkanin. Beogradi ka bërë shumë përpjekje por sabotimin e dialogut e ka bërë Prishtina.”, tha diplomati serb duke shtuar se autoritetet në Prishtinë nuk duan të arrijnë një kompromis.
Tutje, ai ka vazhduar me gënjeshtrat duke thënë se kanë frikë nga kontaktet me bashkatdhetarët tanë.
Ai e ka quajtur themelimin e ushtrisë, që e është përkrahur nga ShBA-të, shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Vetëm një pjesë e vogël e veprimeve të tyre destruktive.”, ka thënë ai.
Ndërsa për vendimin për vendosjen e taksës ai e ka quajtur diçka që si takon botës së civilizuar.
Tutje, ai ka vazhduar me propagandën e tij duke thënë se është i frikësuar se hapi i radhës i Kosovës është dhuna ndaj serbëve.
“Shumë prej tyre kanë humbur jetën në rrethana që nuk janë të qarta dhe për të cilat nuk janë kryer hetime. Agresorët dhe vrasësit janë në sulm, janë kryer sulme të vazhdueshme në pronë, varrezat e tyre shkatërrohen çdo vit, dhe autobusët po përdoren për të udhëtuar për të vizituar prona, kisha dhe varreza. Komuniteti serb lokal është ende i bashkuar, sepse ka besim në qeverinë që bën gjithçka për t’i ndihmuar” – tha Daçiq.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...