Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria në frymën e integrimit evropian po forcojnë dhe thellojnë bashkëpunimin strategjik midis Ministrive të Punëve të Jashtme dhe koordinimin e thelluar të politikës së jashtme.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka thënë se Serbia apo ndonjë palë tjetër nuk duhet të shqetësohen kur dy fqinj kanë bashkëpunim të fortë, por kur një fqinj e afron politikën e saj të jashtme me aktorët e tretë që nuk kanë vend në rajonin tonë, shkruan arbresh.info
“Kosova dhe Shqipëria në frymën e integrimit evropian po forcojnë dhe thellojnë bashkëpunimin strategjik midis Ministrive të Punëve të Jashtme dhe koordinimin e thelluar të politikës së jashtme. Ne po bëjmë të njëjtën gjë si vendet nordike dhe ato të Beneluksit, asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Serbia apo ndonjë palë tjetër nuk duhet të shqetësohen kur dy fqinjë kanë bashkëpunim të fortë dhe të ngushtë, por kur një fqinj e afron politikën e saj të jashtme me aktorët e tretë që nuk kanë vend në rajonin tonë”, ka shkruar Pacolli
Tutje Ministri Pacolli ka shtuar se shtetet tjera duhet të shqetësohen për sjelljen e tyre për të shkatërruar bashkëpunimin rajonal dhe për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të vendeve fqinje, e jo prej Kosovës dhe Shqipërisë
“Ata duhet të shqetësohen për sjelljen e tyre për të shkatërruar bashkëpunimin rajonal dhe për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të vendeve fqinje, e jo prej Kosovës dhe Shqipërisë qe janë shtyllat e frymes Euro-Atlantike në rajon”
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...