Google ADS

Neymar nuk paraqitet në stërvitje, reagon PSG-ja

19:35 | 8 Korrik 2019
Arbresh.info

PSG-ja do të marrë masa ndaj Neymar Junior i cili nuk është paraqitur në stërvitje.

Neymar nuk është shfaqur në ditën e parë të stërvitjes pasditen e së hënës, këtë e ka zbuluar Paris Saint-Germain.

Sulmuesi, i cili pritet të rikthehet te Barcelona, ishte në Brazil këtë fundjavë për të parë shokët e ekipit teksa fitonin Kupën e Amerikës.

Derisa të gjithë janë parë në stërvitje, për të nisur parasezonin për edicionin e ri, Neymar mungoi dhe PSG premton se do të marrin masa ndaj yllit të ekipit.

“Neymar nuk është shfaqur në stërvitje në kohën dhe vendin e rënë dakord, ai nuk ka marrë leje nga personat e autorizuar nga klubi. PSG-së i vjen keq për këtë situatë dhe do të marrë masat e duhura ndaj tij”, shkruhet në deklaratën e klubit në faqen zyrtare.

Neymar është pjesë e PSG-së që nga viti 2017, ku u transferua për 222 milionë euro.

Ai nuk e gjeti asnjëherë veten te Parisi dhe për këtë dëshiron të rikthehet siç ka thënë ai “në shtëpi”, në Barcelonë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme