Google ADS

Deputetët më të rëndësishëm të opozitës bojkotojnë seancën për shkarkimin e Metës

18:23 | 8 Korrik 2019
Arbresh.info

Në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, ku po diskutohet ngritja e Komisionit Parlamentar për të hetuar shkeljet kushteuese të presidentit Ilir Meta, mungojnë disa prej deputetëve kryesorë të opozitës së re.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, që po ndjek këtë seancë, raporton se në sallën e plenare të Parlamentit nuk ndodhen Rudina Hajdari, kryetare e Grupit Parlamentar Demokrat, së bashku me kolegun e saj demokrat, Myslim Murrizi.

Të dy këta deputetë janë duke e ndjekur seancën nga kafeneja e Kuvendit.

Mungon edhe deputeti i LSI-së, Ralf Gjoni, një ish-bashkëpunëtor i presidentit Ilir Meta.

Top Channel duke cituar deputetin Ralf Gjoni raportoi se Grupi i Pavarur Parlamentar nuk ka gjetur dot dakortësi për një qëndrim të unifikuar mbi ngritjen e komisionit hetimor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme