Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në fillimin e punimeve në disa projekte të Gjakovës, të financuara nga MIT.
Sipas njoftimit të kësaj ministrie, ministri Pal Lekaj tha se këto investime, përveç që lidhin njerëzit me zonën urbane dhe rajonet tjera, ndikojnë edhe në zhvillimin e ekonomik, bujqësor e atë turistik.
“Rruga Meqe-Cërmjan ka gjatësi prej 3.2 kilometra dhe vlera e investimit është 340 mijë euro. Ajo Cufadolit ka gjatësi 1.7 kilometra dhe vlera e investimit është 213 mijë euro. Kurse rruga Shqiponjë-Kralan, ka gjatësi prej 9 kilometrash dhe vlera e saj është 720 mijë euro”, ka thënë Lekaj.
Për këtë të fundit, Lekaj potencoi rëndësinë e saj si arterie e furnizimit të luftës, ndërsa sot po shëndrrohet në arterie të zhvillimit të kësaj zone.
Me rastin e vizitës në komunën e Gjakovës, ministri Lekaj ka përuruar kilometrat e para të asafalutara të rrugës Bishtazhin-Damjan, e cila ka gjatësi 13 kilometra dhe vlerë të projektit prej 1.8 milion euro./Arbresh.info
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë