Google ADS

Donald Tusk uron kryeministrin e ri grek, Kyriakos Mitsotakis

14:33 | 8 Korrik 2019
arbresh.info

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka uruar kryeministrin e ri të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

“Unë jam i bindur se Greqia do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv brenda Bashkimit Evropian, duke ndihmuar në adresimin e sfidave të ndryshme të përbashkëta, si mjedisi i vështirë gjeopolitik, migrimi i paligjshëm, ndryshimi i klimës dhe – e fundit por jo më pak e rëndësishme – modernizimi i ekonomive tona”, thuhet në letrën e urimit, shkruan arbresh.info.

Tusk i uroi mirëseardhje në Këshillin Evropian, duke besuar në kontributet e Mitsotakis./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme