Dita e djeshme ka mundur të jetë fatale për qindra udhëtarë të avionit “Finnair”. Aeroplani i kompanisë finlandeze është goditur nga rrufeja pak momente pasi ishte ngritur në ajër.
Aeroplani që po fluturonte për në aeroportin e Heraklionit në Greqi arriti të mbahej në ajër duke i shpëtuar më të keqes, shkruan Indeksonline.
Për 20 minuta, aeroplani bëri xhiro në ajër, para se të rikthehej në pistë për të ateruar. Një nga pasagjerët e këtij aeroplani ka qenë kosovar.
“Ka qenë moment paniku. Jemi frikësuar tej mase, pasi që ka pasur dridhje të aeroplanit. Në aeroplan ka pasur disa kosovarë. Që të gjithë kemi qenë duke shkuar për pushime në Greqi”, ka thënë pasagjeri kosovar, i cili ka kërkuar të flasë në kushte anonimiteti.
Ai ka thënë se pasagjerët janë transferuar disa orë më vonë në Heraklion me një aeroplan tjetër.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën