Google ADS

Arrestohet 43 vjeçari që shfrytëzonte vajza për prostitucion në lokalin e tij dhe shiste kokainë,

11:41 | 8 Korrik 2019
Arbresh Info

Goditet një grup që shfrytëzonte vajza për prostitucion në një lokal dhe shpërndante lëndë narkotike në kuadër të operacionit të koduar “Liqeni”.

Nga operacioni është arrestuar pronari i lokalit Edmond Çipllaka 43 vjeç, banues në Fier, si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 vajza për prostitucion, ndërsa janë sekuestruar 14.7 gr kokainë, një automjet, 6 celularë dhe një peshore elektronike.

Sipas policisë, përpos veprave të tjera, pronari i lokalit akuzohet edhe për fshehje të të ardhurave, pasi nuk ishte i pajisur me kasë fiskale gjatë ushtrimit të aktivitetit në lokal. Ndërkohë që vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Grupi u godit pas informacioneve nga qytetarët se në ambientet e lokalit shitej kokainë si dhe shfrytëzoheshin vajza të moshave të ndryshme për prostitucion. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,  “Shfrytëzimi i prostitucionit” , “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, dhe “Fshehja e të ardhurave”, në ngarkim të pronarit të lokalit Edmond Çipllaka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme