Programi Nacional për Rininë, nëpërmjet Garës Nacionale të Diturisë, për herë të parë në Republikën e Kosovës u ka mundësuar të gjithë nxënësve nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën që të shfaqin njohuritë e tyre në lëndët që ata kanë mësuar gjatë vitit shkollor.
Nga kjo garë nacionale dhe gjithëpërfshirëse, për herë të parë në Kosovë, nga rreth 316,000 nxënës, vetëm për garën e Diturisë në nivelin e shkollës kemi 24,012 fitues.
Fillimisht, është publikuar lista e fituesve të klasave të para dhe të dyta në nivel shkolle, të cilët për shkak të moshës nuk kanë vazhduar garën në nivelin komunal. Gjithsej fitues për klasën e parë dhe të dytë janë 2481. Pas kësaj liste, filloi shpallja zyrtare e listave të nxënësve fitues nga klasa e tretë deri në të dymbëdhjetën për komunat e Republikës së Kosovës, ku gjithsej janë 21,531 fitues.
Sot janë publikuar listat e nxënësve fitues në nivel shkolle për katër komuna. Për komunën e Suharekës ku fitues janë 1038 nxënës, Viti 466, Vushtrri 837 dhe Mamushë 33.
Në total, numri i fituesve për këto komuna është 2374. Të gjithë nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare.
Gjithë kjo punë sigurisht se është bërë e mundur falë punës dhe përkushtimit të Drejtorive Komunale të Arsimit, mësimdhënësve, si dhe shumë akterëve tjerë për zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/86 si dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me kryetarët e komunave, e mbi të gjitha, për t’i dhënë hapësirën e merituar të gjithë nxënësve në sistemin parauniversitar.
Suharekë
https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Suhareke_.pdf
Vushtrri
https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Vushtrri.pdf
Viti
https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Viti_.pdf?
Mamushë
https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Mamusha.pdf
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...