Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në territorin e Komunës së Malishevës, është duke u punuar edhe në rregullimin e ndriçimit publik në disa vendbanime.
Këto ditë ka përfunduar rregullimi i ndriçimit në tri vendbanime, përkatësisht në fshatin Mirushë, në fshatin Bardhë dhe në një lagje të fshatit Banjë.
Bëhet e ditur se rregullimi i ndriçimit publik është pjesë e investimeve kapitale të parapara për këtë vit dhe pjesë e investimeve në krijimin e sigurisë më të madhe në vendbanimet e Komunës së Malishevës. Po ashtu rregullimi i ndriçimit ndihmon edhe në lëvizjen e lirë të qytetarëve gjatë orëve të mbrëmjes.
Rregullimin e ndriçimit në këto vendbanime, mbrëmë e ka parë nga afër edhe nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, i cili u nda i kënaqur me mënyrën e realizimit të projektit dhe cilësinë e punimeve.
Berisha, gjithashtu ka biseduar edhe me banorët e këtyre vendbanimeve, të cilët rastisnin në rrugë, në orët e mbrëmjes. Në të gjitha rastet, banorët kanë shprehur kënaqësinë e tyre, pasi tani mund të ecin lirshëm edhe në orët e mbrëmjes, por edhe kanë siguri më të madhe, pasi hapësirat janë të ndriçuara.
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...