Google ADS

Delegacioni nga Maqedonia e Veriut viziton Komisionin për të Drejtat e Njeriut

10:36 | 8 Korrik 2019
M. A.

Komisioni për të drejtat e njeriut, Barazi Gjinore dhe Persona të Pagjetur, ka mirëpritur në një takim delegacionin homologet nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Me këtë rast Kryetarja e Komisionit, Duda Balje, ka falënderuar komisionin për këtë takim.

“Është kënaqësi e madhe për ne. Tash kemi votuar ligjin për mbrojtjen e fëmijëve kemi pasur një sukses të madh. Ne si komision kemi aktivizuar kontaktin mes Komisionit dhe qytetarëve. Jemi tu kontaktuar me institucionet e tjera. Ne tash edhe pak kemi pushim në Parlament. Jemi tu u mundu që ti zgjidhim sa më parë problemet”, tha Balje.

Takimi është duke u mbajtur më dyer të mbyllura, ndërsa pas përfundimit  dy komisionet do të prononcohen për media./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme