Në Gjykatën Penale të Shkupit për sot janë caktuar seanca gjyqësore për rastet e PSP-së “Shënjestra-Fortesa” dhe “Transportuesi”.
Në seancën e kaluar për rastin “Shënjestra-Fortesa” që ka të bëjë me përgjimet e paligjshme, u dëgjuan disa dëshmitarë. Rasti ndodhet në procedurën e dëshmive, ndërsa udhëhiqet nga gjykatësja Zheneta Begtoviq, kurse përfaqësuese e aktakuzës është PSP, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë lëndë të akuzuar janë Goran Grujevski, Nikolla Boshkovski, Gordana Jankullovska, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladimir Varellov dhe pesë persona tjerë të punësuar në DSK.
Ata dyshohen se në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 kanë përgjuar gjithsej 5827 numra telefonikë, ndërsa janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.
Ndërkaq, në rastin “Transportuesi” i akuzuar është ish-kryetari i Manastirit Vlladimir Talevski dhe 20 persona tjerë.
Ata dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastiru, me çka është shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit në vlerë prej 360 mijë eurove./Telegrafi/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik