Një delegacion nga Kuvendi i Maqedonisë Veriore, do të vizitojë sot Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, do të jetë mikpritës i delegacionit të Komisionit homolog nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore.
Delegacioni nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore, do të kryesohet nga Fadil Zendeli, kryetari Komisionit.
Temë bosht e takimeve ndërmjet parlamentarëve të të dyja vendeve, do të jenë çështjet aktuale të të drejtave të njeriut, të barazisë gjinore, të drejtat e bashkësive nacionale, si dhe këmbimi i praktikave më të mira nga fushat e lartpërmendura./living.al
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...