Inspektorët e pyjeve pikasin aktivitetin e paligjshëm, qëllohen me breshëri kallashi në mes të natës

23:54 | 7 Korrik 2019
Arbresh Info

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Bulqizë, ku disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri armësh në drejtim të 4 inspektorëve të pyjeve, që kishin ardhur në zonë për të parë nëse janë prerë pemë.

Personat që kanë qëlluar në drejtim të punonjësve të inspektoriatit (nga Bulqiza e Tirana) mendohet se janë punëtor në minierat e Bulqizës dhe kanë prerë pyje për të bërë shtylla për trarët e galerive. Për shkak se prerja e pyjeve është e paligjshme, personat e dyshuar kanë shkuar natën për të prerë pemë në malin e Tërnovës.

Nga plumbat e qëlluar nga të dyshuarit, fatmirësisht nuk është lënduar asnjë person, por mësohet se ngjarja ka ndodhur fill pasi inspektorët kanë pikasur një kamion që transportonte lëndë drusore kontrabandë.

Pasi kanë dëgjuar të shtënat inspektorët kanë lajmëruar policinë, ndërsa blutë e Bulqizës kanë shkuar tashmë në vendngjarje dhe po hetojnë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme