Një tërmet me magnitudë 7.1 i shkallës Rihter ka shkundur brigjet verilindore të Indonezisë duke bërë që autoritetet të lëshojnë edhe alarmin për cunami.
Lëkundja e fortë sizmike ka zgjatur për disa sekonda dhe epiqendra ka qenë në ishullin e Sulawesit shkruan Syri.net
Sipas Agjencisë Indoneziane të Gjeofizikës, tërmeti u regjistrua në një thellësi 10 km dhe për këtë arsye lëkundjet janë ndjerë më të forta.
Deri në këto momente nuk raportohen dëme apo persona të lënduar.
Indonesia është pjesë e asaj që quhet Unaza e Zjarrtë e Paqësorit me një aktivitet të lartë tërmetesh dhe vullkanesh.
Tërmeti dhe cunami i vitit 2004 shkaktoi plot 230 mijë viktima.
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese